Ditën e sotme do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike ku do të bëhet një analizë e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Pjesë e Kryesisë është dhe Fatbardh Kadilli, ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, i cili deklaroi se ditën e sotme do të kërkojë zbatimin e Manifestit Politik.
Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD, thotë Kadilli, i cili shton se Manifesti zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike.
“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.
Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD. Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike.
Ne duhet të ndërtojmë një PD të PASTËR, të HAPUR, të BASHKUAR dhe FITUESE! “, deklaroi Kadilli.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
