Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vendosin në bazë të meritave.

Për Shqipërinë ai theksoi se ende ka shumë punë për të bërë.

“Qëndrimi holandez është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për Prokurorinë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë.

Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave.”, u shpreh ai.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re