Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Të tjera detaje kanë dalë pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të opozitës, ku të pranishëm ishin edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Sipas burimeve , bëhet me dije se deputetët janë dakordësuar që të votojnë në grup kundër dy nismave ligjore.

Bëhet fjalë për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.

Dhe për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

Kundershtia per projketligjin e pare vjen pasi, deputetet dhe aleatet e PD-se shprehen se qeveria shqiptare ka harxhuar miliona euro per mbetjen ne aferat me inceneratoret.

Ndersa sa i perket projketligjit per GjK, ata jane shprehur se nuk jane dakord me rritjen e rrogave e vetem anetareve te Kushtetueses, por mendojne se nese duhet te kete rrritje pagash, ato duhet te reflektohen ne te gjithe sistemin e drejtesise.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re