Zbulohen detaje nga mbledhja e qeverisë dhe kryetarëve të bashkive që po zhvillohet në Shkodër.

Burime nga brenda takimit pa praninë e mediave bëjnë me dijes e mbledhja është nisur nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku, në të cilët po analizohet performanca e bashkive në gjithë vendin.

Në mbledhjen që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe kryetarët e 6 bashkive të opozitës.

Diskutimet

Që prej nisjes së takimit në Shkodër, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku ka analizuar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës.

Për sa i përket burimeve njerëzore mësohet se është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.

Sa i përket anës financiare burime nga takimi bënë të ditur për Panorama.al se bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që përforcojnë më mirë.

Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian.

Rrok Doda
Hill Curri

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re