
Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i partisë Socialiste
Në fakt kjo e sotmja ishte një mbledhje e parë, prezantuese. Një bashkëbisedim për vizionin e ri dhe për riorganizimin e punës ku së bashku me sekretarët e rinj do të organizohemi sërish. Do të strukturohemi për të përballuar sfidat e mandatit të tretë. Puna e PS do të jetë një garanci e fortë.
Partitë, natyrshëm që testimin e tyre e kanë kur vijnë zgjedhjet. Në dy vite ne kemi zgjedhjet vendore dhe ne do të testojmë strukturat tona.
Fillimi i vitit, do të gjejë PS edhe me një statut të ri, pasi mandati i tretë është një sfidë dhe një përgjegjshmëri e madhe.
Si do t’i sheshoni pakënaqësitë?
Nuk e di pakënaqsinë, mund të jenë konstatime të ndryshme. Unë nuk kam dëgjuar pakënaqësi, por brenda një grupi parlamentar mund të ketë pakënaqësi për pritshmëri të ndryshme. Për këtë duhet të pyesni zotin Balla se ka një detyrë shumë të rëndësishme për të drejtuar Grupin Parlamentar të PS.
Vijon…
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
