Gazment Bardhi ka zbardhur axhendën e përcaktuar nga mbledhja e Grupit Parlamentar të thirrur nga ai. Bardhi theksoi se 43 deputetët vendosën që të fokusohen në nismat e lënë përgjysmë nga ndasitë e brendshme, duke nënvizuar atë që i referohet si masakër zgjedhore.

 

“Në takimin me rreth 43 deputetët të Partisë Demokratike, Aleancës për Ndryshim, kemi caktuar një pjesë të agjendës kombëtare për seancën parlamentare, në proces të punës së opozitës në këtë sesion që do të jenë zgjedhjet e përkohshme të lira. Çuarja përpara e reformës zgjedhore është vendosur si prioritet i punës së të gjithë deputetëve të opozitës, për të gjithë që e ndjejnë veten opozitar duke bërë komisionin e ri të reformës zgjedhore me detyra të qarta. Është e papranueshme që opozita ka denoncuar masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe të 14 majit është e papranueshme mos ta çojë përpara këtë nismë”, shtoi ai.

 

Bardhi theksoi se me Berishën i bashkon ‘beteja’ kundër Ramës. Ndërkohë, Berisha ripërsëriti thirrjen e tij ndaj të tjerë deputetëve që nuk ishin sot krah tij e Bardhit, për t’iu bashkuar këtij aksioni opozitar drejt unifikimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re