Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të vendosë nesër për kërkesën e SPAK që kërkon autorizimin për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në mbledhjen e zhvilluar sot me dyer të mbyllura, deputeti demokrat, Ervin Salianji pyeti kreun e SPAK, Altin Dumani nëse institucioni që ai drejton po bën drejtësi me regji dhe a po përdoret nga PS-ja, sa herë që kjo e fundit ka skandale për të mbyllur, si ai i Krujës?

Dumani tha se SPAK nuk bën drejtësi me regji, por kërkon arrestimin e Ahmetajt në mbyllje të hetimeve të zhvilluara.

MBLEDHJA

Salianji: Duke qenë se jam nga deputetët që kam inkurajar SPAK-un në publik dhe i kemi dhënë mbështetje, është në detyrimin tuaj për të mbrojtur punën e instituciuonit, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.

Shqetësimi që kemi ne në Këshill nuk ka të bëjë me gjykimin në themel të provave se nuk marrim atributet e gjykatës, por ajo që është vendosur si garanci për deputetët, është që deputeti të mbrohet nga sulmi i padrejtë politik që mund ti bëhet nga gjyqësori. Garancia e vetme, imuniteti, është nëse këto janë akuza politike apo jo. A ka ndikim pollitik?

Pyetja ime është: a është rastësi që sa herë ka një shqetësim publik të rëndësishëm PS-ja, ka një ngjarje që i mbivendoset ose e mbulon. A ka një drejtësi me regji se është hedhur shumë në publik si tezë që SPAK përdoret. A ka fuqi SPAK të shkojë deri te njerëz që kanë influence politike, që mund të jenë më të fuqishëm se Ahmetaj?

Pyetja e dytë, duke pasur parasysh që në këtë dosje ka shumë persona që kanë lidhje me personin në hetim që keni sjellë kërkesën për arrestim, a ka fuqi politike administrative apo të ndonjë lloji tjetër ky person për të vënë në lëvizje gjithë strukturën e shtetit siç e ka vendosur? Keni persona të tjerë nën hetim për këtë çështje, pse kërkohet arrestimi vetëm për këtë?

Pyetje tjetër, janë disa biznesmenë të lakuar afër qeverisë, a kanë mbrojtje këta dhe goditen disa të tjerë? Këto janë shqetësime që duhet tu jepni përgjigje.

Qëndrimi jonë është apriori pro çdo kërkese për arrestim, duke mos u kthyer Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në gjykatë siç e ka kthyer PS në të kaluarën. Më pas do jetë gjykata që do të vlerësojë provat.

Dumani: Nuk ka drejtësi me regji. Unë nuk bëhem pjesë e drejtësisë me regji. është në diskrecionin tonë të bëjmë hetime dhe të jemi ashtu siç e mendojmë ne. Hetimet janë në proces dhe nuk kanë përfunduar dhe prandaj këorjmë të jetë mbledhje me dyer të mbyllura. Kjo është arsyeja. Nëse ne do të shohim elementë të veprave penale në çdo nivel qofshin ato do të ndërhyjmë. Ne nuk i shohim nga pozita, i shohim nga vepra penale. Sa i përket personave të tjerë që janë të lidhur me qeverinë, ne jemi ende nën hetim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re