Sali Berisha ka komentuar takimin në Sheshin Skënderbej, që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot pasdite (20 shkurt) me administratën e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Kreu demokrat tha se Rama “Bashkinë në antimiting, në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit”, ndërsa e cilësoi takimin krim shtetëror”.

LEXO EDHE: Arrestimi i Erion Veliajt, Kryeministri Edi Rama mbledh administratën e Bashkisë së Tiranës në Sheshin “Skëndërbej”

Berisha: Problemi është i yni sepse ne kemi kukullën e Xhorxh Soros dhe të këtyre praktikave në Shqipëri, kemi Edi Ramën, i cili në vend se të kuptojë dhe të largohet menjëherë nga qeveria, të japë dorëheqjen, vazhdon me praktika antidemokratike, antishqiptare, antiperëndimore.

Sot thërret antimiting, thërret Bashkinë në antimiting, në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Ua them unë ju, në atë kohë ia ka mbathur me autoblinda. Ka përfunduar në tunelet e Zall Herrit. E tani mbledh punonjës patronazhistët e administratës. Do ju regjistroj emer per emer. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim, krim elektoral dhe shtetëror, sepse ai ju thërret ju vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogë. Imagjinoni ju, mendon se në këtë mënyrë do ta kapërcejë, por tani ai është damkosur.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko