Skip to content

Mbledhja online/ Basha angazhon strukturat e PD: Qeveria nuk do t’ia dijë, të mbështesim njerëzit në nevojë dhe bizneset në vështirësi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka dhënë porosi strukturave të PD-së në gjithë Shqipërinë të ndihmojnë familjet në nevojë dhe bizneset në vështirësi.

Sipas Bashës, qeveria nuk do t’ia dijë se në çfarë situate është Shqipëria dhe shqiptarët prandaj i kërkon strukturave të partisë të angazhohen për të ndihmuar në terren.

”Kemi një qeveri që nuk do t’ia dijë për shqiptarët. Strukturat të ndihmojnë familjet në nevojë dhe bizneset në vështirësi. Këto ditë shqiptarët t’i mbajnë mend si ditët kur PD ishte përkrah tyre.”- është zbardhur nga fjala e Bashës në mbledhjen online.