Kryeministri Edi Rama, ka folur gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, pas tërmetit që shkundi Shqipërinë ditën e sotme. Rama tha se ishte në udhëtim kur ra ky tërmet, por e ka monitoruar situatën nga grupet e Whatsapp dhe përgëzoi autoritetet për menaxhimin e situatës.

Dua të falenderoj me gjithë zemër, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe gjithë ekipet drejtuese të strukturave të shëndetit shëndetësor, për organizimin e mirë gjatë gjithë orëve pas tërmetin.

Dua të falenderoj edhe Ogertën, që e ka kryer me shumë përgjegjësi dhe rezultat detyrën e saj.

Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave, thithja e informacionit në terren, përcjella e tij, si edhe organizimi kapilar në të gjithë territorin.

Për shkak se nuk u gjenda këtu, por isha në mes të udhëtimit për në SHBA, e konstatova këtë nga gjithë fluksi i informacionit që merrja në kohë reale përmes grupeve të Whatsapp që janë organizuar për të ndjekur situate të tilla“, u shpreh Rama.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re