Skip to content

Mbledhja e Qeverisë në Berat/ Zbulohet se ku shkoi Ministrja Qato

qato e1519497785162

Në kuadër të mbledhjes së Qeverisë, të mbajtur në Berat, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Sonila Qato, bëri një devijim nga axhenda e saj e zakonshme e takimeve në selitë e biznese apo mbledhjeve me sipërmarrësit e qarkut. Mesditën e së shtunës ministrja Qato zgjodhi ta kalonte e ftuar për drekë në shtëpinë e një familjeje të fshatit Bilçë të cilët, si pjesa më e madhe e banorëve të zonës, janë të angazhuar në prodhim artizanal të vajit të ullirit.

Njohja me realitetet e vogla prodhuese të zonës vjen dhe në kuadër të vizionit të Qeverisë për të orientuar banorët dhe sipërmarrësit drejt fuqizimit të agroturizmit, si një ndër atraksionet kryesore të Shqipërisë, e cila njihet gjerësisht për natyrën e përrallore dhe mikpritjen e ngrohtë.