Gazetari Arian Çani ka komentuar mesazhin e fortë që zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer iu dha palëve politike në Shqipëri dy ditë më parë për zgjedhjet e 25 prillit.

Mesazhi i tij sipas gazetarit Arian Çani i drejtohej opozitës, pasi “Rama nuk mundet të thotë më vodhën votat”.

Çani shprehet i bindur se e gjithë kjo është biznes i pastër amerikan në Shqipëri dhe se vetëm era demokraci nuk vjen.

“Mesazhi i Palmer është drejtuar nga opozita. Palmer është në anë të qeverisë. Dihen raportet e tij me opozitën që kur doli nga parlamenti.

Palmer është në anë të qeverisë. Çdo njeri e kupton që nëse do ketë një palë që nuk do t’i njohë zgjedhjet është opozita, nuk mundet Rama të thotë më vodhën votat.

Palmer me këtë i dërgon një mesazh të gjithëve “Mblidhni mendjen se ne nuk na intereson se çfarë plani keni ju, por ne ju themi që duhet ti njihni se ndryshe nuk do t’ju njohim”.

Është një mesazh i njëanshëm. Vazhdon administrata amerikane të thelloj hendekun mes shqiptarëve që besojnë tek demokracia dhe atyre që janë skeptikë dhe besojnë që edhe amerikanët bëjnë biznes në vende të tilla të vogla dhe të pamundura dhe të varfra.

Është një biznes i pastër amerikan në Shqipëri me zgjedhjet, vetëm era demokraci nuk vjen”, tha Çani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re