Është mbledhur këtë të premte forumi ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të luginës se Vjosës. Mësohet se pjesëmarrës ishin kryetaret e 9 bashkitë e përshkuara nga lumi Vjosa.
 
Në takim u diskutuan potencialet, problematikat dhe zgjidhjet e mundshme, qe paraqet rajoni i përshkuar nga lumi Vjosa. Drejtuesit e njësive vendore ngritën shqetësimin per ndërhyrjet për ndërtimin e HEC, si ne Kalivaç dhe Pocem.
 
Te pranishmit kërkuan përmirësimin sa me te shpejte te legjislacionit mjedisor sipas standardeve te BE.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re