Këshilli i Lartë Ushtarak i Turqisë u mblodh në kompleksin presidencial në Ankara nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Takimi me dyer të mbyllura përcakton agjendën për ushtrinë turke dhe zakonisht merret me promovimet, shkarkimet dhe vendimet e tjera të personelit.

Para mbledhjes, anëtarët e këshillit vizituan Anitkabir, mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës Turke.

Erdoğan shkroi në librin përkujtimor të mauzoleut se Turqia vazhdon të ngrihet si një ikonë e stabilitetit dhe besimit në rajonin e saj në një kohë kritike, duke shtuar: “Arritjet e jashtëzakonshme në fronte të ndryshme, nga kundër-terrorizmi deri te operacionet ndërkufitare, tregojnë qartë forcën, efektivitetin dhe aftësitë e Forcave të Armatosura Turke”.

Vendimet nga mbledhja pritet të shpallen më vonë.

Ndër zyrtarët e lartë që marrin pjesë në mbledhjen e këshillit me dyer të mbyllura janë zv/presidenti Fuat Oktay; Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar; Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdağ; ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu; ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati; ministri i Arsimit, Mahmut Özer; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral. Yaşar Güler; komandanti i Forcave Tokësore, Musa Avsever; Komandanti i Forcave Detare, Adnan Özbal dhe Komandanti i Forcave Ajrore Hasan Küçükakyüz.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re