Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet te mblidhet në orën 18:00.

 

Mbledhja, e njoftuar nga Komisioni i Rithemelimit pritet që të përcaktojë një qëndrim politik në lidhje me procesin të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.  Mazhoranca ka thënë se nuk është e gatshme të diskutojë me anëtarët e Rithemelimit në këtë çështje.

 

Ndërkohë, brenda selisë së PD janë bërë parapërgatitje për votimet që pritet të mbahen ku çdo anëtar do votojë për të zgjedhur kreun e ri të Këshillit Kombëtar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re