Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin shtë mbledhur ditën e sotme dhe as këtë  herë opozita nuk është paraqitur për të marrë pjesë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi shprehu keqardhje për mospraninë e opozitës, ndërsa shtoi se puna e këtij komisioni nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës.

“Pa u zgjatur do të doja që të uroja punë të mbarë këtij komisioni, sepse është nga ata komisioni që nuk duhen parë në këtë pikë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës dhe më vjen keq që kolegët e opozitës, me gjithë ftesën e vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit, ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në këtë komision”, tha Çuçi.

Rendi i ditës së komisionit:

Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, 26 Qershor 2024

Konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
Njohja me aktet që rregullojnë ngritjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm:

Vendim nr. 40, datë 11.04.2024, i Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Vendim nr. 52/2024, datë 06.06.2024, i Kuvendit “Për miratimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Kuvendit, ngritur me Vendimin nr. 40/2024, “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit””.

Urdhër nr. 350, datë 24.06.2024, i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, “Për ngritjen e njësisë mbështetëse pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për përfaqësimin e institucioneve të administratës publike, institucioneve të pavarura, si dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, me përfaqësues/ekspertë me përvojë në fushat përkatëse, në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.
Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike për bashkëpunim dhe ekspertizë nga SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe vende të tjera të interesuara, si dhe ekspertë vendas dhe/ose të SHBA-së, BE-së, NATO-s, me përvojë në fushat përkatëse, në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.
Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike drejtuar organizatave të shoqërisë civile, instituteve, botës akademike vendase apo të huaj, për bashkëpunim dhe ekspertizë sipas qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.
Shqyrtimi dhe miratimi i Projektvendimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, “Për ftesë publike drejtuar organeve të medias audiovizive, medias së shkruar dhe asaj elektronike, për të kontribuar në përmbushje të qëllimit, objektit dhe fushëveprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re