Nis mbledhja në Komisionin e Ekonomisë, por diskutohet për kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020. Lefter Maliqi u shpreh se qeveria duhet të anulojë tenderat.

“Qeveria duhet të anulojë tenderat. Të nisë rindërtimit në zonat e prekur. Ende nuk ka përgjegjës për rastin e Thumanës. Qeveria duhet të anulojë tenderat, PPP-të”, u shpreh Lefter Maliqi.

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Parlamentit që të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020. Kërkesa përfshin tri qarqet, Tiranë, Durrës dhe Kurbin.

Në relacion, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re