Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për inceneratorët. Gjatë fjalës së saj kryetarja Jorida Tabaku theksoi se kanë dërguar në SPAK tre padi për këtë çështje.

“Qëllimi i këtij komisioni është kontrolli i ligjshmërisë për administrimin e impiantit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Ky hetim do të synojë të nxjerrë përgjegjësitë institucione, garantimin e konkurrencës në treg. Qëllimi i ngritjes lidhet me tre procedura koncesionare që kanë filluar të miratohen në vitin 2014. Objekti i punës është kontrolli i zbatimit të ligjeve në procedurat e ngritjes së impianteve. Një kompani pa asnjë eksperiencë merr tre koncesione? Këtu do të analizojmë të gjitha procedurat që janë ndjekur.”

Ta harrojnë që ky komision të kthehet në një grup pune për mjedisin, kur ky projekt i ka kushtuar shqiptarëve miliona euro. PD ka depozituar në SPAK tre padi. Kemi kërkuar që SPAK të ngrihet në lartësinë ku ia kërkon detyra. Nuk ka marrë asnjë masë. Ne nuk do të presim që SPAK të shkojë të arrestojë këdo, por ta harrojnë se nuk do të vinë këtu të japin llogari, tre kryetarët e bashkive, kryeministri dhe këdo që është i përfshirë,” deklaroi Tabaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re