Zgjerimi i Bashkimi Evropian dhe rrethanat e krijuara mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist në Banjskë ishin dy nga disa temat e vendosura për diskutim në tryezën e Komunitetit Politik Evropian.

 

Në takimin e tretë në Granda të Spanjës, mes 47 liderëve përveç Ukrainës, emigracionit të paligjshëm dhe konfliktit Azerbajxhan – Armeni është për diskutim edhe propozimi i disa vendeve anëtare të BE-së për të patur një anëtarësim të klasit të dytë,  për vendet që janë në proces negociatash.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

 

Nuk ka një anëtarësim të klasit të dytë, por siç jemi në këtë situatë, po ka një Europë të klasit të parë dhe një Europë të klasit të dytë midis europianëve që kanë B-në bashkëlidhur dhe europianëve që kanë vetëm E-në, por nuk kanë B-në. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi realistë dhe nuk duhet të shohim gishtin, ndërkohë që tregojmë ku është hëna dhe besojmë që kjo Europë e 27-s e cila ka shumë probleme për të pasur një vendimarje kompakte, për të pasur një të menduar e planifikim strategjik, është në gjendje të zgjerohet me 33, apo 35 apo 37 së shpejti. Në vend të gjithçka apo asgjë për ne që nuk jemi anëtarë të BE-së duhet gjetur një qasje e re.

 

Po aq nga Bashkimi Evropian pret masa ndëshkuese ndaj Serbisë që mbajti zi për kriminelët, organizatorë të sulmit terrorist në Banjskë ku vranë policin kosovar Afrim Bunjaku dhe kerkesën

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

 

Jam shumë i shqetësuar dhe të gjithë jemi shumë të shqetësuar pasi është një situatë shumë, shumë e rrezikshme dhe ka ardhur tanimë në një pikë, ku vit pas viti rreziku potencial është rritur. Është shumë e rëndësishme që ka vullnet shumë të fortë dhe ka lëvizje brenda NATO-s për të përforcuar misionin e KFOR-it në veri sepse kufiri aty është bërë tërësisht poroz, transparent dhe të gjitha llojet e armatimeve, të gjitha llojet e trafiqeve të tjera kriminale po ndodhin. Në të njëjtën kohë, shpresojmë fort që do të rinisë dialogu.

 

Në tryezën e Komunitetit Politik Evropian Kosova i kërkoi Spanjës, që edhe pse nuk e njeh si shtete të pavarur t’i bashkohet vendeve të tjera të BE-së për të ndëshkuar Serbinë.

 

VJOSA OSMANI

 

PRESIDENTE E KOSOVES

 

Unë shpresoj se Spanja do ta kuptojë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Kështu që unë shpresoj se Spanja do t’i bashkohet vendeve të tjera të të njëjtit mendim në Evropë për të marrë masa ndaj Serbisë për këtë akt të tmerrshëm që ajo ka kryer jo vetëm kundër Kosovës, por kundër paqes, stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë kontinentin evropian.

 

Në deklaratën e saj Vjosa Osmani tha se përgjatë dy ditëve të takimeve zyrtare dhe jo të Komunitetit Politik Evropian nuk do të ketë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re