Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në një takim, ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.

Detaje janë zbardhur nga diskutimet e Ramës me deputetët e mazhorancës.

Mësohet se Rama në mbledhje u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare.

Shefi i qeverisë foli për angazhimin e deputetëve në Kuvend si dhe në kontakte me qytetarët në terren.

Një tjetër tem diskutimi ka qenë dhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit.

Grupi diskutoi edhe mbi organizimin e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së që pritet të mblidhet të fillim të nëntorit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re