Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite kryesinë e Partisë Demokratike, ku mësohet se janë shkarkuar 11 kryetarë të degëve që nuk firmosën për kuvendin e 18 dhjetorit.

Bëhet fjalë për degën Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas burimeve, Basha e ka quajtur tubim mbledhjen e kuvendit kombëtar, pas shpalljes “non grata” të Berishës.

“Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim të logos dhe vulës”, citohet Basha nga burimet.

Ndërkohë Kryesia e Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Më herët, delegatët e pranishëm në kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, votuan për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha, si dhe për të ndryshuar statutin e partisë.