Mediet serbe kanë bërë me dije se ditën e some kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim online me homologët e tij të rajonit për mini-Shengenin.

Siç mediave serbe, nga kabineti i Vuçiç është konfirmuar se në takim do të jenë kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar, të cilët do të marrin pjesë në konferencë.

Në këtë mbledhje pritet që të nënshkruhet një Memorandum i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19.

Ndërkaq pritet që të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime.

Sakaq në këtë mbledhje është lënë sërish jashtë Kosova, ku siç duket nuk do të marrë pjesë në takimin virtual.

Mbledhja shkruhet se do të zhvillohet në orën 11:00 përmes video lidhje. Ndërkohë edhe burime pranë kryeministrisë kanë konfirmuar se Rama do të zhvillojë një takim me Vuçiç dhe Zaev por nuk kanë dhënë më shumë detaje se kush do të jetë fokusi i takimit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re