Mblidhet ditën e nesërme komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mbledhja do të zhvillohet “online” për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Pritet që Komisioni hetimor për hetimin e veprimtarisë së presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit të shtyjë afatin e hetimeve.

Nëse ndodh kjo do të jetë hera e tretë që Komisioni zgjeron afatin e hetimeve. Për herë të fundit u vendos shtyrja e hetimeve në 3 dhjetor të 2019-ës, me katër muaj.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar me shpërndarje të parlamentit.

Përplasja qeveri-presidencë arriti kulmin me tubimin e thirrur nga Meta, por lufta politike u zbeh për t’ia lënë vendin një tjetër lufte, asaj kundër koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re