Organizata e Kombeve të Bashkuara u mblodh për Jerusalemin.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të vlerësuar vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Koordinatori i Posaçëm i Procesit të Paqes së Lindjes së Mesme në Kombet e Bashkuara, Nickolay Mladenov theksoi rrezikun e përshkallëzimit të dhunës në rajon pas vendimit të Trump.
Ai ripërsëriti fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres se ‘çështja duhet të zgjidhet me negociata të drejtpërdrejta të konfliktit Izrael-Palestinë’ dhe se ‘zgjidhja me dy shtete nuk ka një plan B’.
Kurse ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley pretendoi se vendimi i Trumpit është për përparimin e paqes.
Në mbledhjen në fjalë ambasadorët nga Franca, Gjermania, Italia dhe Suedia deklaruan se nuk bashkohen me vendimin e Trump.
Në deklaratën e bërë pas mbledhjes, ambasadorët përdorën shprehjen: “Nuk bashkohemi me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ku vendim bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deri në arritjen e zgjidhjes me dy shtete nuk pranojmë një sovranitet mbi Jerusalemin”.
Në deklaratë thuhet gjithashtu: “Presim ofrimin e një plani të detajuar për paqen Palestinë-Izrael të Uashingtonit”. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re