Mblidhet sot Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, nga çështjet organizative te numri i ekspertëve, çfarë pritet të diskutohet


Mblidhet sot në orën 12:30 Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Pritet të miratohet gjithashtu numri i ekspertëve që do të asistojnë deputetët.

Kjo është mbledhja e dytë, e parë u zhvilluar rreth një muaj më parë, mbledhje që u bojkotua nga PD.

 

Në mbledhje pritet të jenë edhe anëtarët e opozitës, së bashku me bashkëkryetarin Luçiano Boçi.