Skip to content

Mblidhet sot Kuvendi/ Ervin Salianji interpelancë me ministrin e Brendshëm, Çuçi

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancë plenare. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00, ku pritet që të ketë diskutime për disa projektligje.

 

Në seancën e sotme është kërkuar interpelancë nga ana e deputetit të PD-së, Ervin Salianji për ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

 

RENDI I DITËS– Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.6.2022.– Interpelancë me Ministrin e Brendshëm z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.– Raporti për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. (Neni 69 i ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””. (Nenet 78, 81 të Kushtetutës dhe nenet 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)– Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë