Skip to content

Mblidhet sot “Territorialja”, paralajmëron Balla: Nëse demokratët mungojnë, marrim mekanizma zhbllokues

balla 2

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në një prononcim për media ka deklaruar se në rast se demokratët nuk reflektojnë dhe nuk marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale që mbahet ditën e sotme, në seancën e radhës në Kuvend, që mbahet nesër, do të ndërmerren mekanizma për të zhbllokuar situatën.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fberisha per 3 muaj si le te vijne ne mbledhje mblidhet sot territorialja paralajmeron balla nese demokratet mungojne marrim mekanizma zhbllokues%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebKjo nënkupton ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm, ku PS do të ketë një anëtar më shumë.

 

Balla: Nuk jam natyra e njerëzve që bëjnë ultimatume por kam bërë një kërkesë për grupin e PD që të reflektojnë për detyrimin për të zbatuar vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit për Territorialen. Kemi rënë dakord kemi ngritur një komision nën parimin e bashkëdrejtimit dhe barazisë. Çdo shkresë kërkon dy firma nga bashkë kryetarët. 3 muaj që nga ngritja e komisionit, deputetët e PD nuk lejohen nga lidershipi të marrin pjesë në mbledhje.
Besoj që sot në mbledhjen e komisionit jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent por edhe të marrin detyra që nesër në seancën e Kuvendit të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues të situatës. Shpresoj në reflektim, por nëse nuk ka dhe Shqipëria është e detyruar të marrë një Reformë të zgjeruar Zgjedhore.