Skip to content

Mblidhet të hënën Konferenca e Ambasadorëve ‘Diplo 2024’, ministri Hasani: Do të diskutojmë sfidat në procesin e integrimit në BE, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë

Të hënën (26 gusht) në Pallatin e Kongreseve do të nisë punimet Konferenca e Ambasadorëve, me ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili shprehet se për tre ditë do të diskutojnë mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Postimi i Hasanit:

Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare!

“”