Skip to content

Mblodhi fletat e grisura me qese, Rama “ambientalisti i vitit”: Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë, respekti për të është në radhë të parë (VIDEO)

Momenti kur kryeminstri Edi Rama mbledh fletët e votimit të grisura në dyshemenë e Kuvendit u filmua nga Jurgis Çyrbja, i cili ndodhej i ulur në rrjeshtin e parë. Rama shkruan në Facebook përkrah videos se mjedisi nuk është as i majtë e as i djathtë ndaj duhet respekt për mjedisin. Ndër të tjera, ai shkruan se sot njerëzit ishin duke parë në ditën e parë të punës përfaqësuesit e tyre ndaj gjesti i mbeturinave nuk ishte civil dhe as njerëzor.

POSTIMI:

Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb