Pas suksesit të natës së parë, spektakli “Këngë Moj” rikthehet këtë të martë nën tingujt e muzikës së Beratit.

 

Për rreth dy orë, spektakli do të pushtohet nga ritmet beratase, që do të sjellin arkivin e jashtëzakonshëm të muzikës popullore qytetare të kësaj krahine.

 

Këngëtarët më në zë të momentit do të bëhen bashkë për të sjellë sërish emocionet dhe muzikën e zgjedhur.

 

 

SELAMI KOLONJA

KENGETAR

 

“Këngët e Beratit janë prezente në të gjitha dejet tona të familjeve, nëpër festa, nëpër gëzime, nëpër dasma. Kështu që ne jemi rritur me këngë popullore qytetare jo vetëm të Beratit, por edhe të qyteteve të tjera. Në realitet për ti interpretuar ato kërkohet një impenjim i veçantë pasi krijimtaria muzikore e Beratit ka një specifikë të veçantë.

 

 

JULJANA PASHA

KENGETARE

 

Jam shumë e lumtur të jem në naën e Beratit, ashtu sikurse nata e Përmetit. Janë dy qytete që kanë traditë, kulturë në muzikë dhe janë qytete të veçanta në muzikë.

 

 

MARIZA IKONOMI

KENGETARE

 

“Është një emocion i paparë. Zakonisht kam kënduar këngë nga origjina e mamit, këngë korçare, por kësaj radhe do të këndoj për babin.”

 

 

Ndryshe nga mbrëmjet e tjera e tjera e veçanta e kësaj nate është prania e publikut.

 

Pas një mungese të gjatë për shkak të pandemisë, skena e “Këngë Moj” do t’i hapë dyert të gjithë dashamirësve të muzikës shqiptare, ndaj dhe për moderatoren Klea Huta, është një emocion i dyfishtë.

 

 

KLEA HUTA

MODERATORE

 

“Ëshë një magji që mezi e kam pritur. Është shumë emocion, dua t’ia them publikut në sallë atë që do të përjetoj, por që na ka munguar pafund.”

 

 

Për të mos e humbur këtë spektakël magjik dhe për të zbuluar surprizat e të ftuarit special, “Këngë Moj” ju fton ta ndiqni sonte në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re