Mbrëmjen e së martës u zhvillua në ambjentet e presidencës veprimtaria “Mbrëmja e Kulturës Gjirokastrite”.
 
Në këtë veprimtari artistike-kulturore ishin të pranishëm deputetë, autoritete vendore, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues dhe drejtues të Forumit për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, artistë, këngëtarë, personalitete të etnografisë e kulturës, etj.
 
Me këtë rast u çel ekspozita e piktorit Stavri Cati e titulluar “Gjirokastra Etnografike” si dhe u promovua filmi dokumentar-artistik “Këngët e Kafenesë”.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në këtë veprimtari Presidenti Meta tha se çdo pjesë e territorit shqiptar është e pasur me vlera dhe gjurmë të kulturës të çdo etape historike.
 
“Nga ky thesar i madh i trashëgimisë sonë, sot përzgjodhëm Gjirokastrën, për të promovuar së bashku simbolikisht larminë e pafund të vlerave tona etnokulturore. Gjirokastra ka pritur dhe organizuar për dekada Festivalin Folklorik Kombëtar, manifestimin më të madh folklorik të gjithë trevave shqiptare. Por duhet të theksojmë se Gjirokastra është edhe ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që renditen denjësisht edhe në thesarin e kulturës botërore, UNESCO”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re