Ditën e sotme është organizuar festa e maturës në qytetin e Lezhës. Siç dihet kjo lloj feste është kthyer në traditë në Shqipëri ku të rinjtë e sapodiplomuar nga shkollat e mesme, organizojnë evente të tilla ku mblidhen për të kaluar një festë me shokët e klasës.

Në qytetin e Lezhës, të rinjtë kanë zgjedhur që në festë të paraqiten me makina luksoze. Të shumta në numër, makinat kanë bllokuar qytetin dhe kanë rënduar trafikun, por gjithashtu kanë dhuruar spektakël, ndërsa kalimtarë të shumtë kanë vëzhguar kalimet e tyre rreth zonës ku pritet të mbahet festa e maturës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re