
Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e Champions League, me dy ndeshjet e para çerekfinale.
E gjithë vëmendja do të jetë në “Santiago Bernabeu” aty ku do të kenë përballjen e parë dy gjigandët e futbollit botëror, Real Madrid dhe Bayern Munchen, një ndeshje ku spektakli është më shumë se i garantuar.
Kjo është përballja e 29-të mes dy skuadrave. Sa i përket tetë përballjeve të fundit mes tyre, Reali ka humbur vetëm një herë ndaj gjermanëve, me pesë fitore dhe dy barazime.
Ndeshja tjetër, do të jetë ajo mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit në Portugali.
Portugezët vijnë me një formë të shkëlqyer, ku në 16 ndeshjet e fundit, kanë vetëm një humbje.
Arsenal vjen pas humbjes ndaj Southampton në Fa Cup. Londinezët kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Champions.
Të dyja këto takime, do të luhen mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 21:00.



