Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord në karrierën e tij, duke u bërë atleti i parë me 500 milion ndjekës në mediat sociale.

Mbreti i padiskutueshëm brenda dhe jashtë fushës, Ronaldo është atleti më i ndjekur në Instagram dhe ka mbi 261 milion ndjekës.

Ai ka gjithashtu 147 milion ndjekës në Facebook dhe 91 milion në Twitter.

E tillë është uria e njerëzve për të paarë pak nga përditshmëria e Ronaldos, saqë ai numëron dhe 1 milionë të abonuar edhe në You Tube, pavarësisht se kanali i tij nuk është përdorur për katër vjet.

Ronaldo është atleti i parë që ka arritur gjysmën e një miliard ndjekësish në rrjetet sociale dhe pritet që Juventusi të shikojë mundësinë për të shfrytëzuar imazhin e Ronaldos pasi platforma e tij mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme klubin në marketing.

Juventusi nënshkroi Cristiano Ronaldon në një marrëveshje katër-vjeçare në 2018, e cila pritet të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, në qershor 2022.

Forma e Ronaldos në Itali këtë sezon ka qenë mbresëlënëse dhe arritja e Ronaldos në rrjetet sociale do të jetë padyshim pjesë e negociatave nëse Juve vendos të ofrojë një marrëveshje të re.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re