Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II ka festuar sot ditëlindjen e saj të 94-t. Gjithsesi, përshëndetja tradicionale me armë është anuluar këtë vit si pasojë e koronavirusit.

Thuhet se monarkia do ta festojë ditëlindjen bashkë me burrin e saj 98-vjeçar, Prince Philip, në Kështjellën Windsor, në lindje të Londrës.

Çifti, mosha e të cilëve i vendos në një kategori të rrezikut të lartë për COVID-19, kanë ndjekur urdhrat e izolimit nga ana e qeverisë si dhe kanë praktikuar distancimin social.

Anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke qenë të “bllokuar” në shtëpitë e tyre, e kanë uruar Mbretëreshën në hapësirën virtuale.

“I urojmë madhërisë së saj, Mbretëreshës një ditëlindje shumë të lumtur të 94”, djali i saj dhe trashëgimtari i fronit Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla shkruan në Tëitter së bashku me një përzgjedhje fotografish të nënës së tij gjatë dekadave.

Pallati Buckingham njoftoi të Shtunën se mbretëresha nuk do ta festonte ditëlindjen e saj me një përshëndetje me armë tradicionale duke pasur parasysh situatën e krijuar nga COVID-19 në Britaninë e Madhe.

Vendi është ndër më të goditurit në botë nga virusi, ndërsa numëron afro 17,000 vdekje në spitale dhe pothuajse 125,000 raste të konfirmuara deri më tani. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re