Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II njoftohet se po mbahet nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të shqetësimit për situatën e saj shëndetësore.

Në një deklaratë nga Pallati Buckingham thuhet: “Pas një vlerësimi të detajuar të bërë këtë mëngjes, mjekët e mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe rekomanduan që të qëndrojë nën mbikëqyrje mjekësore. Mbretëresha është e qetë dhe qëndron në kështjellën Balmoral”.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me gjendjen shëndetësore të mbretëreshës është informuar familja e saj.

Edhe kryeministrja britanike, Liz Truss, në një deklaratë nga Twitter tha: “I gjithë vendi këtë pasdite do të jetë i interesuar thellë me lajmet që do të vijnë nga Pallati Buckingham. Mendimet e mia dhe të njerëzve në Britani aktualisht janë me Mbretëreshën dhe familjen e saj”.

Mbretëresha 96-vjeçare e Britanisë, Elizabeth II, që nga vjeshta e kaluar përjeton probleme të lëvizjes dhe vazhdimisht përdor bastun.

Për shkak të problemeve shëndetësore, Mbretëresha Elizabeth II nuk ka mundur të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, si hapja e parlamentit dhe 70-vjetori (Përvjetorin e Platinit) i ardhjes së saj në fron.

Burimi: Trt Balkan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re