Mbretëresha Elizabet po mbahet nën mbikqyrje mjekësorë në pallatin Balmoral pasi mjekët u shprehën të shetësuar për shëndetin e saj.
Pas vlerësimit, mëngjesin e kësaj të enjte mjekët kanë rekomanduar që të mbahet nën mbikqyrje intensive.
Mediat britanike raportojnë se Princi Charles, Camilla dhe Duka i Kembrixhit ndodhen pran saj.
Në Balmoral ka udhëtuar edhe Dukesha e Cornwall-it.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss e cila mori bekimin e Mbretëreshës vetëm dy ditë më parë.
“ I gjithë populli britanik është i shqetësuar për këtë lajm. Mendimet tona janë me Mbretëreshën”– është shprehur Truss.