Mbretëria e Bashkuar pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në muajin dhjetor. Lideri i opozitës ka thënë se partia e tij do të pranojë zgjedhje të parakohshme përpara krishtlindjeve.

Kryeministri Boris Johnson so të tentojë për herë të katërt, të votohet plani i tij për zgjedhje të parakohshme, pasi dështoi të siguronte këto zgjedhje për në datën 12 dhjetor. Ai do të pranojë zgjedhje në datën 11 dhjetor, nëse opozita bie dakord.

Johnson është shprehur se vendi është paralizuar dhe se parlamenti nuk është më funksional, për këtë arsye zgjedhjet e parakohshme janë një domosdoshmëri.

Ndërkohë, Bashkimi Europian ka pranuar të shtyjë Brexit, deri në 31 Janar 2020, pasi Britania nuk arriti një marrëveshje për daljen nga unioni në 31 Tetor, siç ishte parashikuar.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re