Në MB, qendrat e përkohshme të vaksinimit të koronavirusit janë hapur gjatë Ramazanit, muajit të shenjtë të muslimanëve, për ata që mendojnë se vaksinimi do t’ua prishë agjërimin.

Qendra e vaksinimit u krijua në Sutton, në jug të Londrës, me kontributin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS).

Ramazani është një muaj i agjërimit të detyrueshëm për të gjithë muslimanët e rritur.

Këshilli Mysliman Britanik dhe Shoqata Mjekësore Islamike Britanike kanë bërë fushatë dhe kanë bërë thirrje për vaksinimin e atyre që shqetësohen se imunizimi do të dëmtojë agjërimin.

Të premten pas iftarit, grupi i parë i besimtarëve u vaksinua, dhe vaksinimi i dytë do të kryhet më 30 prill.

Dr. Kashif Aziz nga Qendra Mjekësore Sutton tha për AA se disa myslimanë janë të mendimit se vaksinimi i tyre do t’ua prishë agjërimin.

“Ne nuk duam që njerëzit të mos vaksinohen vetëm sepse janë të shqetësuar se kjo do t’u prishë agjerimin. Kjo është arsyeja pse ne kemi hapur një qendër të përkohshme,” tha Aziz.

Mbretëria e Bashkuar, e cila regjistroi më shumë se 127,000 vdekje gjatë pandemisë, sapo ka dalë nga bllokada kombëtare.

Bllokimi i fundit filloi më 5 janar pasi u zbuluan variante të reja të koronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar ka filluar vaksinimin masiv. Doza e parë u mor nga më shumë se 32 milion njerëz, dhe e dyta nga më shumë se 8.5 milion. Qeveria pretendon se të gjithë të rriturit do të vaksinohen deri në korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re