Qeveria britanike ka urdhëruar krijimin e një monedhe të re 50 peni (gati 0,58 euro) me rastin e tërheqjes së vendit nga anëtarësimi në BE, të planifikuar për 31 janar.

Thesari i Mbretërisë së Bashkuar pezulloi prodhimin e monedhave në tetor pasi Brexit, i planifikuar për 31 tetor, u shty deri në fund të janarit.

Deri atëherë, gati një milion monedha duhej të shkriheshin.

Vendimi për të ri-prodhuar monedha para Brexit-it zyrtar u mor pas fitores së Partisë Konservatore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Para mandatit të tij si kryeministër, Boris Johnson ishte një ithtar i madh i Brexit.

Monedha e re, e bërë prej ari, argjendi dhe një kombinim bakri dhe nikeli, do të mbajë datën e Brexit dhe mesazhin “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re