Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla planifikojnë të mbajnë një shërbim privat përkujtimor për Mbretëreshën Elizabeth një vit pas vdekjes së saj në shtator, sipas raporteve të shumta të mediave britanike.

Çifti mbretëror nuk do të mbajë asnjë ngjarje publike apo mbledhje familjare, raportuan agjencia britanike e lajmeve PA dhe BBC.

Elizabeth II dha frymën e saj të fundit në Balmoral të Skocisë më 8 shtator 2022, në moshën 96-vjeçare, pas 70 vitesh në fron. Më pas në Britani u shpall 10 ditë zie kombëtare

Charles dhe Camilla nuk planifikojnë të marrin pjesë në ndonjë ngjarje përkujtimore në javën që shënon një vit nga vdekja e saj, shtoi BBC.

Vetë mbretëresha Elizabeth i bënte homazhe private babait të saj, Mbretit George VI, i cili vdiq më 6 shkurt 1952. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re