Një traditë që zgjat gati dy shekuj e vazhdon mbreti Charles III, imazhi i të cilit do të zbukurojë pullat britanike që nga prilli.

Royal Mail zbuloi planin e ri të mërkurën.

Imazhi minimalist është i zgjedhur nga vetë Charles, raporton BBC. Por në të njëjtën kohë, imazhi përcjell një ndjenjë vazhdimësie, që të kujton portretin klasik të Elizabeth nga viti 1967.

Megjithatë, në pullë është vetëm portreti i Charles, në profil, por jo edhe kurora e tij, siç kishte Elizabeta. Vendi nuk përmendet – kjo është një veçori unike e pullave britanike.

Përveç figurës së mbretit, pulla ka nderin dhe për herë të parë një kod Q.

Pullat e reja do të dalin më 4 prill. Të vjetrat me Elizabeth do të qëndrojnë në qarkullim deri në mbarimin e rezervave.

Charles është monarku i shtatë që shfaqet në një pullë britanike, e para është Mbretëresha Victoria në 1840. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re