Skip to content

Mbreti Charles+Donald Trump: Dhe letrat e dorës që kanë shkëmbyer ndër vite me njëri tjetrin

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 36

Mbreti Charles ka mbajtur një korrespondencë me Donald Trump, një traditë që filloi në vitet 1980.

Në kontekstin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Trump dhe Mbretërisë së Bashkuar të Mbretit Charles, lidhjet personale midis liderëve politikë dhe anëtarëve të familjes mbretërore kanë luajtur shpesh një rol kyç. Përtej kanaleve zyrtare, ka lidhje më delikate dhe private që ndihmojnë në përcaktimin e ekuilibrit midis dy fuqive.

Donald Trump

Një zakon i trashëguar nga mbretëresha Elizabeth

Gjithmonë i apasionuar pas traditës epistolare, Mbreti Charles e kultivoi këtë praktikë me vëmendje dhe maturi. Telegrafi tregon se këtë prirje e ka trashëguar nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth. Që prej dekadash i kishte bërë letrat një mjet komunikimi të privilegjuar.

Marrëdhënia midis sovranit aktual dhe Donald Trump daton që në vitet 1980, kur mbreti i ardhshëm pinte çaj në Mar-a-Lago me manjatin amerikan. Që atëherë, lidhja e tyre ka vazhduar ndër vite përmes korrespondencës që, ndonëse konfidenciale, ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy kombeve.

Një lidhje që mund të ndikojë në të ardhmen

Pas presidencës së Trump, shumë besuan se manjati ishte larguar përfundimisht nga skena politike. Megjithatë, kthimi i fundit në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë vëmendje të përtërirë për këtë marrëdhënie të veçantë. Sipas Telegraph, “ajo dorë transatlantike e miqësisë midis presidentit, mbretit dhe, tani, Princit William, mund të vijë për të përcaktuar “marrëdhëniet speciale” midis Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara për një epokë të re”.

Një takim në dhjetor në Paris midis Princit William dhe Donald Trump.

Fillimisht e planifikuar si një bisedë e shkurtër, ajo u kthye në një diskutim privat 40-minutësh. Ky episod ka nxitur spekulime për rolin gjithnjë e më të spikatur të Princit të Uellsit në diplomacinë ndërkombëtare. “Princi i Uellsit, i përshkruar nga Trump si një “njeri i mirë”, “me të vërtetë shumë i pashëm” dhe që është duke bërë një “punë fantastike”, do të thirret të luajë një rol gjithnjë e më të spikatur sapo të bëhet sovran.” Të gjitha siç raporton adnkronos.com

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara janë shënuar nga tensione politike dhe tregtare. Vazhdimësia e kësaj korrespondence mund të jetë një element kyç në forcimin e lidhjes midis dy kombeve. Një hipotezë e mbështetur nga fakti se Princi Uilliam mund të përfshihej në një udhëtim të mundshëm shtetëror në Shtetet e Bashkuara, një shenjë e marrëdhënies epistolare mes Charles dhe Trump, e kultivuar prej dekadash.E cila vazhdon të ketë ndikim në politikën globale.

Përshtati në Shqip V.K.