Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për personat që humbën jetën nga shpërthimi i ndodhur në një minierë në Bartin.

Sipas një deklarate me shkrim në agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), mbreti Salman në mesazhin e tij ka theksuar “Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella për presidentin, familjet e atyre që humbën jetën dhe popullin turk vëlla”.

“Lus krijuesit tim që të mëshirojë dhe të falë ata që humbën jetën, t‘u japë durim dhe të ngushëllojë familjet e tyre, t‘u japë shërim të shpejtë të plagosurve dhe t‘ju mbrojë ju dhe popullin turk nga e keqja dhe të gjitha llojet e të këqijave”, është shprehur ndër të tjera mbreti Salman në mesazhin e tij.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re