Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili ndodhet për vizitë në vend diskutoi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi nga pallati mbretëror i Jordanisë, bisedimet e zgjeruara mes palëve në kuadër të vizitës së princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, u zhvilluan në Pallatin Al-Husseiniya në kryeqytetin Amman.

Mbreti Abdullah II dhe bin Salman shprehën kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe theksuan se janë të vendosur që ato të forcohen edhe më tej në të gjitha fushat.

Në takim u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe fushat në të cilat do të sigurojë kontribut Fondi i Investimeve i Arabisë Saudite për Jordaninë.

Mbreti Abdullah II njoftoi se sigurinë e Arabisë Saudite e shikojnë si sigurinë e Jordanisë dhe të rajonit dhe se kanë qëndruar gjithmonë pranë Riadit kundër të gjitha sulmeve me të cilat Arabia Saudite është përballur.

Ndërsa princi kurorës bin Salman në takim theksoi se, “Objektivi ynë është që t’i shtojmë shtysë një faze të re për bashkëpunimin në emër të interesave të Jordanisë dhe Arabisë Saudite”.

Pasi theksoi se në Jordani ka mundësi të mëdha, bin Salman tha se janë të vendosur që me investimet të sigurojnë një kontribut efektiv për këto mundësi që do të përfitojnë këto dy vende.

Në fund të takimit, Mbreti Abdullah II, me objektivin për thellimin e marrëdhënieve të përzgjedhura historike që lidhin dy vendet me njëra tjetrën, i dorëzoi princit saudit të kurorës medaljen e Urdhrit Husein bin Ali.

Bin Salman që nga viti 2017 kur ka ardhur në detyrë është hera e parë që kryen një vizitë zyrtare në Jordani.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re