“Mbreti” i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, së bashku me vëllain dhe motrën e tij janë dënuar me mbi 11 mijë vite burg nga autoritetet turke.

 

Përveç dënimit, për mbretin e kriptomonedhave dhe familjarët e tij, u dha dhe një gjobë e majme prej 26 miliardë e 615 milionë e 25 mijë lira.

 

Sipas mediave turke gjykata vendosi që një pjesë e gjobave të vendosura gjyqësore të paguhen me 24 këste mujore.

 

Gjyqi i 21 të pandehurve, 7 prej të cilëve të burgosur, përfshirë Faruk Fatih Özer, themeluesin e këmbimit të kriptomonedhave THODEX, i cili u kap në Shqipëri teksa ishte në kërkim, vazhdoi në Gjykatën e 9-të Penale të Anadollit.

 

Prokurori publik, i cili dha mendimin e tij në seancën e mëparshme, kërkoi që Faruk Fatih Özer të dënohet me 40.562 vjet për veprat penale të “pastrimit të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi”, “mashtrimit të kualifikuar” dhe “krijimit dhe drejtimit të një organizate”.

 

Trupi gjykues, i cili shpalli vendimin pas seancës së mbajtur dje në gjykatën e Anadolu dhe zgjati rreth 11 orë, konstatoi se të pandehurit e ndaluar, Faruk Fatih Özer, Güven Özer dhe Serap Özer, akuzohen për “mashtrim të kualifikuar”, “krijim, administrim dhe të qenit anëtar i një organizate”, “vlera e pasurisë së tyre”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re