Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman uruan presidentin Recep Tayyip Erdoğan për suksesin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas lajmit të Agjencisë zyrtare të lajmeve SPA të Arabisë Saudite, mbreti Salman ka publikuar një mesazh urimi për presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.

“Përcjell urimet e përzemërta dhe uroj sukses me rastin e rizgjedhjes tuaj si president. I uroj përparim të mëtejshëm dhe mirëqenie popullit vëlla turk”, ka thënë mbreti Salman në mesazhin e tij drejtuar Erdoğan-it.

Gjithashtu mbreti Salman ka folur me lëvdata edhe për marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe popujve për të cilat bëhen përpjekje për t’i forcuar dhe zhvilluar në çdo fushë.

Princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman ka dërguar një mesazh ku ai uron presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.

Në mesazhin e tij, Bin Salman përcolli urimet e tij të sinqerta për rizgjedhjen e Erdoğan-it si president dhe i uroi atij suksese.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re