Mbreti Salmane i Arabisë Saudite ritheksoi sot para presidentit palestinez, Mahmoud Abbas në Riad, të drejtën e palestinezëve për të bërë Jerusalemin Lindor kryeqytet të shtetit për të cilin aspirojnë.
Duke pritur Abbasin, sovrani saudit theksoi të drejtën legjitime të popullit palestinez për të krijuar shtetin e tyre të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, sipas agjencisë zyrtare saudite SPA.
Disa ditë pas njoftimit amerikan, mbreti Salmane kishte theksuar më 13 dhjetor të drejtën e palestinezëve për të marrë të drejtën e tyre legjitime, pra të drejtën për të shpallur një shtet të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Arabia Saudite, fuqi rajonale, është një aleat i afërt i SHBA-ve./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re