Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, 86 vjeç, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në spitalin e specializuar “King Faisal” në qytetin portual saudit Jedi, raporton AA.

Agjencia Saudite e Lajmeve (SPA) konfirmoi këtë informacion, por nuk zbuloi më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të mbretit Salman.

Në fillim të këtij viti, mediat saudite raportuan se mbreti Salman ishte shtruar në spital në Riad për të zëvendësuar bateritë e stimuluesit kardiak.

Mbreti Salman ka qenë në krye të monarkisë saudite që nga viti 2015 dhe në korrik 2020 u shtrua në spital në Riad dhe iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të fshikëzës së tëmthit.

Vitet e fundit, pozicioni i tij është kompromentuar nga marrja e udhëheqësisë de fakto nga i biri, Princi i Kurorës Muhamed bin Selman. Ky i fundit njihet për vendimmarrje të diskutueshme politike, të cilat kanë sjellë jo pak trazime në Mbretëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re