Një zyrtar i Katarit tha se, Emiri i Katarit nuk do të bashkohej me Samitin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (JCC) që do të mbahet nesër në Arabinë Saudite, transmeton KosovaPost.

Sipas QNA-së, agjencia lajmeve zyrtare e Katarit, shkruan se;

Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz, i kishte dërguar një ftesë zyrtare për Emirin e Katarit për të marrë pjesë në Samitin e 39-të të KPK-së që do të mbahet të dielën (9 dhjetor).

Ftesa u paraqit nga Sekretari i Përgjithshëm i KPK-së, Abdullatif ez-Zejani, tek Ministri i Shtetit për Sekretarin Shtetëror të Katarit, Sulltan bin Saad el-Merihi.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) njoftuan më 5 qershor 2017 se kishin prerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Në procesin e zhvillimit, këto vende filluan të zbatojnë bllokadën ekonomike dhe politike kundër Katarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re